Reagon Ten Haag

Futboll

Reagon Ten Haag

Më: 19 janar 2023 Në ora: 15:17
Reagon Ten Haag

Erik ten Haag nuk i bëri dot 10 fitore radhazi dhe të ishte trajneri i parë i “Djajve” që e arrinte këtë që prej Sër Aleks Fergusonit (janar-shkurt 2009).

Por tekniku i Junajtidit është kënaqur nga ajo që pa në “Selhurst Park”, ndonëse barazimi nuk e ngjiti momentalisht në vend të dytë në klasifikimin e Premier Ligës dhe shpjegoi përse luajti me Veghorstin titullar ndaj londinezëve.

“Nuk ndryshon asgjë se kush luan. Vut ka një profil të ndryshëm, por është një numër 9 tipik, kështu që përshtatet mirë me Antonin, Brunon dhe Rashfordin. Nuk mendoj se Veghorst është vetëm një lojtar krosimesh dhe ai i bëri mirë detyrat e tij”.

Ten Hagut i vjen keq që Kasemiro u ndëshkua me karton të verdhë, i cili do të humbasë ndeshjen e së dielës kundër kryesuesve të Arsenalit i pezulluar: “E dinim rrezikun, por na duhej ta fitonim këtë ndeshje. Fatkeqësisht nuk ia arritëm. E diela është pas disa ditësh dhe nuk jemi të lumtur që ai do të mungojë. Skuadra po ndërton mentalitetin e duhur. Por kemi ende për t’u përmirësuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat