Mancini beson se Italia

Futboll

Mancini beson se Italia

Më: 19 janar 2023 Në ora: 11:50
Mancini

Roberto Mancini beson se Italia ka katër ose pesë lojtarë të rinj në të njëjtin nivel me Jude Bellingham të Anglisë, por ai ka thënë se trajnerët duhet të jenë të guximshëm për t`u dhënë atyre minuta.

Fushata Anglisë në Katar pa një numër lojtarësh të rinj të dalin në plan të parë, duke përfshirë mesfushorin e Borussia Dortmundit, Bellingham dhe anësorin e Arsenalit, Bukayo Saka.

Mancini nuk beson se Italisë i mungojnë lojtarët e rinj të talentuar.

“Ka të rinj të talentuar, shpresoj se ata mund të luajnë dhe të fitojnë përvojë me klubet e tyre që të jenë të dobishëm për ne.

Në Angli, Holandë ose Gjermani, nëse një lojtar është i talentuar, ai do të lejohet të luajë. Këtu kemi katër ose pesë në këtë nivel, por ata duhet të luajnë", ka thënë trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat