FFK-ja promovon futbollin e rrugës

Futboll

FFK-ja promovon futbollin e rrugës

Më: 18 janar 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Faqja zyrtare e UEFA-s i ka kushtuar një artikull të veçantë punës së Federatës së Futbollit të Kosovës, me talentet e reja.

Në artikull potencohet fakti që Kosova ka një popullsi goxha të re.

UEFA flet për projektet që i ka ndërmarrë FFK-ja për ta zhvilluar sportin më popullor, futbollin.

E një nga projektet është ai i “Futbollit spontan” apo promovimi i futbollit të rrugës.

Kjo për faktin se shumë nga futbollistët që janë me emër në Kosovë janë zhvilluar duke luajtur futboll të rrugës.

Ne këtë rast, federata ka shtuar hapësirat publike për të luajtur futboll.

E në bashkëpunim me autoritetet komunale, po shikohen mundësitë që të rriten mundësitë e qasjes në futboll.

Faqja zyrtare e shtëpisë evropiane të futbollit, ka vënë në pah se edhe përkundër faktit se për dekada ka pasur mungesë të infrastrukturës së nevojshme, prapë populli i Kosovës ka dëshirë të madhe të luajë futboll.

Andaj, angazhimi i Federatës së Futbollit të Kosovës me mbështetjen e UEFA-s po krijon kushte që brezat e rinj, ta jetojnë pasionin e tyre, e pse jo edhe ta shndërrojnë në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat