Fjalët e para të presidentit të ri të Juventusit

Futboll

Fjalët e para të presidentit të ri të Juventusit

Më: 18 janar 2023 Në ora: 15:36
Fjalët e para të presidentit të ri të Juventusit

Xhanluka Ferrero ka marrë sot postin e presidenti të Juventusit pas Asamblesë së bardhezinjve, si pasojë e largimit të të gjithë bordit ekzistues të klubit si pasojë e skandalit të manipulimit të bilanceve financiare,.

Që në fjalimin e tij të parë në këtë detyrë, Ferrero bëri të qartë se ideja e bordit të ri ishte fillimisht që të mbronte Juventusin nga të gjithë akuzat me të cilat po përballet.

“Dua të jem shumë i qartë: kam ndërmarrë këtë detyrë me idenë për të dhënë maksimumin e përkushtimit tim për Juventusin.

Ne muajt e ardhshëm na presin sfida për të cilat mendojmë se kemi eksperiencën, kompetencën, vendosmërinë për të mbrojtur Juventusin në çdo seli kompetente: atë penale, sportive dhe civile. Do ta bëjmë me vendosmëri, rregull, por edhe me qetësi, pa asnjë lloj forme arrogance.

Kemi respektuar gjithmonë, respektojmë dhe do të respektojmë ata që do të na gjykojnë, por duam respekt të njëjtë për klubin tonë në mënyrë që të diskutojmë me saktësi dhe seriozitet në selitë kompetente ato që kanë qenë arsyet e veprimeve tona. Ju falënderoj për këtë”, u shpreh Ferrero në Asamble.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat