Çoi Juventusin drejt humnerës

Futboll

Çoi Juventusin drejt humnerës

Më: 18 janar 2023 Në ora: 13:52
Andrea Anjeli

Andrea Anjeli ka marrë një goditje shumë të rëndë të imazhit të tij sot, pasi është mësuar se lamtumira nga Juventusi nuk do të jetë e vetmja për pinjollin e familjes Anjeli. Ish-presidenti i bardhezinjve dha dorëheqjen me bashkëpunëtorët e tij pasi përfshinë Juventusin në një skandal të rëndë manipulimi të bilanceve financiare.

Sot, në Asamblenë e Përgjithshme të Juventusit, të fundit si president, Anjeli bëri të qartë se do të largohej edhe nga detyrat që mbante në kompani të tjera të familjes ku mbante role ekzekutive apo ishte pjesë e bordeve administrative.

“Duke mbyllur një pjesë kaq të rëndësishme të jetës time, dëshira ime ishte ajo që të ndërroja faqe.

Ndaj do të bëj një hap mbrapa sa i përket Asambleve të shoqërive të kuotuara në bursë, në akord të plotë me Xhon Elkan, raporti me të cilin është shumë i fortë. Ishte një kërkesë e imja, në mënyrë që të përballoj të ardhmen në mënyrë të lirë dhe të fortë, me një liri mendimi që përndryshe nuk do ta kisha”, ishin fjalët e Anjelit para Asamblesë duke bërë të qartë se largohej nga rolet e tij në kompanitë “Exor” dhe “Stellantis”, ndërsa do të mbetet gjithsesi aksioner në “Giovanni Agnelli BV”, kompania që i përket familjes Anjeli dhe ku të gjithë trashëgimtarët kanë pjesë.

Megjithatë, në mediat italiane aludohet se kërkesa për largimin nuk ka qenë e vetë Andrea Anjelit, por e Xhon Elkan, pasi imazhi i tij lidhej me problemet e Juventusit dhe mund të ndikonte negativisht në këto shoqëri të cilat janë të kuotuara në bursë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat