I jep lamtumirën Skënderbeut për një aventurë jashtë Shqipërisë

Futboll

I jep lamtumirën Skënderbeut për një aventurë jashtë Shqipërisë

Më: 18 janar 2023 Në ora: 11:22
Belajdi Pusi

Rrugët e Belajdi Pusit me Skënderbeut janë ndarë.

Pak ditë pasi drejtuesit korçarë kishin deklaruar se kishin një akord për vijimësinë e futbollistit te kjo skuadër, shkodrani i ka dhënë lamtumirën për të nisur një aventurë të re jashtë.

Nëpërmjet një publikimi në Instagram, Pusi ka shpërndarë lajmin se tashmë është lojtari më i ri i Turan Tovuz, skuadër e cila luan në kampionatin e Azerbajxhanit. Futbollisti raportohet se ka nënshkruar deri në fund të edicionit me këtë klub, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes nëse gjithçka shkon mirë.

Një situatë që padyshim krijon probleme te Skënderbeu i cili pak ditë më parë humbi edhe shërbimet e kapitenit Vangjel Zguro dhe po sheh t’i largohen disa nga emrat më me eksperiencë në këtë skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat