Mallorca e Muriqit eliminohet

Futboll

Mallorca e Muriqit eliminohet

Më: 17 janar 2023 Në ora: 21:57
Sociedad

Mallorca e Vedat Muriqit është eliminuar nga Kupa e Mbretit në 1/8-ën e finales.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Navaro (5’). Vedat Muriqi nuk luajti në këtë ndeshje

Real Mallorca e Vedat Muriqit i ka dhënë fund aventurës në Kupën e Mbretit pasi që është eliminuar nga Real Sociedad me rezultat 1-0.

Atë e shënoi Navaro pas asistimit të Zubimendit.

Real Sociedad shënoi edhe një gol në minutën e 31 të ndeshjes, por goli i Mikel Oyarzabal u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje.

Deri në fund të ndeshjes, Sociedad arriti që ta ruajë mirë rezultatin dhe në fund eliminuan Mallorcan.

Kujtojmë së në këtë ndeshje sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk luajti edhe pse ishte në bankën rezervë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat