Sommer te Bayerni? Flet Kahn

Futboll

Sommer te Bayerni? Flet Kahn

Më: 17 janar 2023 Në ora: 18:48
Yan Sommer

Gjiganti gjerman, Bayern Munich po vazhdon kërkimin e një portieri, për të zëvendësuar Manuel Neuer, i cili nuk do të paraqitet më këtë sezon për shkak të lëndimit.

Spekulime të shumta po qarkullojnë duke lidhur portierë të ndryshëm me Bayernin, por si duket Yan Sommer është objektivi kryesorë i kampionit gjerman.

Këtë gjë si duket e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Kahn, i cili tha se klubi është në bisedime me Borussia Monchengladbachun për Sommer.

“Të dy klubet janë në proces. Nuk mund ta them në këtë pikë se cili do jetë fundi i këtij procesi”, tha Kahn për “Sky DE”.

“Klubi momentalisht po i konsideron të gjitha opsionet. Kevin Trapp? Nuk ka kuptim që të flasim për emra”, shtoi më tej Kahn.

Manuel Neuer pësoi një lëndim gjatë pushimeve pas Kupës së Botës, ku e theu këmbën e tij duke skijuar, lëndim ky që do ta lë portierin gjerman jashtë fushave deri në fund të këtij edicioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat