Arrihet marrëveshja mes Depayt dhe Atletico Madridit

Futboll

Arrihet marrëveshja mes Depayt dhe Atletico Madridit

Më: 17 janar 2023 Në ora: 16:04
Arrihet marrëveshja mes Depayt dhe Atletico Madridit

Memphis Depay duket se është gjithnjë e më afër transferimit te Atletico Madridi.

Sulmuesi holandez është i vendosur për t’u larguar nga Barcelona gjatë janarit, teksa po e dëshiron kalimin te Atletico Madrid.

“Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të martë se Depay ka arritur tashmë marrëveshje me klubin nga Madridi rreth kushteve personale.

Mediumi spanjoll bëri të ditur se bëhet fjalë për një kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Tani, Atletico Madridi duhet të arrijë marrëveshje me Barcelonën për çmimin e transferimit të Depayt.

28-vjeçari mund të kalojë në “Wanda Metropolitano” me një çmim të lirë, duke marrë parasysh se kontrata e tij skadon në fund të sezonit.

Së fundmi është raportuar se mund të ketë edhe një shkëmbim mes tij dhe Yannick Carrascos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat