Depay pranon kalimin te Atletico Madrid

Futboll

Depay pranon kalimin te Atletico Madrid

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:31
Depay

Memphis Depay është objektivi i madh i Atletico Madrid për muajin janar. Siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, “colchoneros” mund të mbështeten së shpejti te lojtari që dëshiron të luajë me fanellën e tyre.

Holandezi do të jetë i lirë nga qershori, por Barcelona ende dëshiron të fitojë para prej tij ose të paktën ta përdorë në transferimin e objektivit të tyre, Carrasco.

Simeone nuk dëshiron që belgu të largohet dhe asnjë rast nuk ka dashur që të shpenzohet para për Depay.

Sipas medias spanjolle, Depay ka tashmë një marrëveshje deri në vitin 2025 me Atletico Madrid, të cilët ata presin ta marrin me parametra zero në merkaton e verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat