Dybala çmend tifozët e Roma-s

Futboll

Dybala çmend tifozët e Roma-s

Më: 17 janar 2023 Në ora: 15:25
Dybala çmend tifozët e Roma-s

Dybala, i jashtëzakonshëm. Ka qenë përsëri Joya që i ka dhuruar fitoren Roma-s, këtë herë edhe me një dygolësh që ka mbyllur ndeshjen me Fiorentina-n. Një ndeshje që nuk ka qenë kurrë realisht në diskutim, jo spektakolare, por e menaxhuar mirë nga lojtarët e Mourinho-s.

Argjentinasi po merr mbi shpatulla Roma-n. Edhe vetë Mourinho në konferencën për shtyp, ka pranuar rëndësinë e Dybala në planet taktike të verdhekuqve:

“Është një kënaqësi ta shikosh Paulo-n kur luan topin.

Pjesa më e madhe e futbollistëve kur e pasojnë topin duket sikur sfera është katrore, domethënë nuk është kurrë një pasim i pastër. Ndërsa me Paulo-n topi është i rrumbullakët Është me të vërtetë një lojtar i madh”, kanë qenë fjalët e trajnerit portugez.

Me golin e shënuar në ndeshjen e luajtur kundër Fiorentina-s që ka hapur ndeshjen, Paulo ka regjistruar një statistikë shumë kurioze dhe të rëndësishme. Në fakt, në Europë vetëm alieni Messi ka shënuar më shumë gola nga jashtë zone.

Kushedi nëse Juventus nuk është penduar që ka lënë të largohet me kosto zero një lojtar që në fushë bën gjithmonë diferencën dhe ka arritur që tani në kuotën e 10 golave me fanellën e verdhekuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat