Shtypi francez e cilësoi si dështimin e historisë së futbollit

Futboll

Shtypi francez e cilësoi si dështimin e historisë së futbollit

Më: 17 janar 2023 Në ora: 11:33
Neymar

Humbja 1-0 e PSG-së ndaj Rennes të dielën nuk i pëlqeu një pjese të madhe të shtypit francez, të cilinë e kan goditur yllin brazilian, Neymar.

Pavarësisht se luajti me të tre yjet, Messi-Mbappe-Neymar në sulm, PSG nuk arriti të fitonte apo të merrte të paktën një barazim.

Sulmuesi brazilian u veçua nga “L’Equipe” pas paraqitjes së tij të dobët në ndeshje. Neymar ka shënuar 15 gola dhe 13 asistime në 22 ndeshje këtë sezon, por ai nuk po mundet të rizbulojë formën e tij pas Kupës së Botës.

“Humbi topa në një zonë të komplikuar dhe nuk krijojë kurrë një rast të rrezikshëm. Një ndeshje shqetësuese një muaj përpara sfidës kundër Bayern”, shkruan L’Equipe. Akoma më i ashpër në analizën e tij ishte dhe gazetari Daniel Riolo i cili e cilëson Neymar si dështimin më të madh në historinë e futbollit.

“Po flasim për një lojtar për të cilin u investuan 222 milionë euro, për ta blerë nga Barcelona, paguhet 30 milionë euro në sezon, personalisht mendoj se është dështimi më i madh në historinë e futbollit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat