Araujo pasi fitoi Superkupën e Spanjës: Fillimi i një epoke të re për Barcelonën

Futboll

Araujo pasi fitoi Superkupën e Spanjës: Fillimi i një epoke të re për Barcelonën

Më: 16 janar 2023 Në ora: 17:18
Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka thënë se fitorja e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit është fillimi i një epoke të re për Blaugranan 

Barcelona fitoi bindshëm nga Real Madridi për ta fituar Superkupën e Spanjës, duke mposhtur rivalin e tyre historik me rezultat 3-1. Ky është trofeu i parë i Barçës pas dy viteve, që arrihet me një skuadër të re dhe energjike që bëri që ata ta marrin trofeun e parë këtë vit. Araujo thotë se ky është i pari por do të këtë edhe më shumë të tjerë. 

“Ne kemi punuar shumë mirë”, tha Araujo. “Skuadra është e bashkuar, tamam e bashkuar, ne jemi si një familje. Është shumë mirë për shkak se ky është fillimi i një epoke të re”. 

“Jam shumë i lumtur. Qava nga lumturia për shkak se jam këtu pas një kohe të gjatë të lëndimeve, duke munguar edhe në Botëror. Ky titull është një shpërblim i madh për familjen time, për mjekët. Kjo javë ishte e vështirë për shkak se ideja ishte të jem titullar hap pas hapi, por skuadra ka nevojë për ne”. 

Xavi mori drejtimin e Barcelonës tetorin e kaluar dhe ia ka dalë mirë deri me tani, pasi dështoi sezonin e kaluar të kaloi në çerekfinale në Europa Ligë dhe në Kupën e Mbretit, derisa ka përfunduar në vendin e dytë në La Liga. 

Blaugrana do të luajnë kundër Ceuta në Kupën e Mbretit të enjten, para se të luajnë ndeshjen në La Liga kundër Getafes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat