Fakiç: Kosova prodhon lojtarë, Emërllahun po e vëzhgojnë disa klube evropiane

Futboll

Fakiç: Kosova prodhon lojtarë, Emërllahun po e vëzhgojnë disa klube evropiane

Më: 15 janar 2023 Në ora: 21:57
Fakiç

Ish futbollisti i Maqedonisë së Veriut dhe tashmë menaxheri i futbollistëve, Haris Fakiç, ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”. Fakiç foli lidhur me disa nga lëvizjet më të rëndësishme të cilat kanë ndodhur në këtë afat kalimtar dimëror.

“Derisa kampionatet zhvillojnë ndeshje, ne mendojmë për afatin kalimtar. Nuk është afat i gjatë dhe nuk presim të bëjmë shumë transferime, sepse nuk ka shumë lojtarë të lirë në treg, andaj afati kalimtar veror është kryesor për ne.”

Fakic gjithashtu foli edhe për tregun e Kosovës dhe e vlerësoi duke e quajtur atë mjaft interesant për të realizuar marrëveshje.

“Marketi i Kosovës është shumë interesant, prodhon mjaft lojtarë. Unë i cilësoj lojtarët e Kosovës si kryesorët për të dalë jashtë, ka më shumë se nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut dhe së shpejti mund të jetë i rëndësishëm në rajon”, deklaroi ai.

Fakiç diskutoi edhe për futbollistin e Ballkanit, Lindon Emërllahu, duke thënë se jo rastësisht gjendet këtu ku është, edhe pse nuk dha detaje më të sakta për transferimin e tij, duke e ditur që tashmë Emërllahu është nën menaxhimin e tij.

“Lindoni është lojtar i ri, i cili ka treguar shumë cilësi dhe skuadrat evropiane po e vështrojnë. Jo rastësisht është këtu ku është, pasi ka karakter, ai është shumë i zhvilluar dhe i pjekur për moshën që ka.”

Sa mendon Fakic se mund të ketë ndikim në menaxhimin e lojtarëve përzgjedhja e kombëtares.

“Janë dy kombëtare për të cilat ai krenohet dhe mendon të luajë. Kjo pyetje është shumë personale, këto gjëra diskutohen në shtëpi me prindin e tij, andaj në këtë drejtim nuk mund të kemi shumë ndikim te lojtarët.

Suksesi që ka arritur Ballkani i bën mirë kampionatit dhe mendoj se ky sukses edhe më tutje do të ndihmojë në shtijen e lojtarëve, por klubet tona varen ende nga ato shitje.”

Ndërkohë ai foli edhe për një transferim potencial dhe u përgjigj duke thënë se transferimi do të jetë shumë interesant, duke mos përmendur se për cilin lojtar bëhet fjalë.

I pyetur se a has telashe si menaxher i futbollistëve në diskutime me presidentët e klubeve të Kosovës, ai u përgjigj: “Ekziston si problem për ne, që jemi menaxherë, çmimi krijon tregun dhe kushtet e kampionatit dhe klubeve, ne merremi vesh me punë, sepse presidentët luftojnë të fitojnë sa më shumë për të përfituar, por si këshillë do të thosha se kampionatet tona kanë një maksimum (klauzole), dhe duhet të fokusohemi të nxjerrim lojtarët dhe ajo vlerë transferimi vlen më shumë se vetë vlera e parë. Sigurisht që unë dhe kolegi im bisedojmë shumë gjatë me presidentët që çmimi final të jetë logjik dhe i arsyeshëm për tregun evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat