Është momenti i Marash Kumbullës

Futboll

Është momenti i Marash Kumbullës

Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:26
Është momenti i Marash Kumbullës

Ndeshja e “Olimpicos” ndërmjet Romës dhe Fiorentinës mbyll javën e 18-të të Serisë A (20.45). Jose Mourinho ka vendosur që  të aktivizojë nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes Marash Kumbullën, I detyruar edhe nga fakti që Ibanez është i pezulluar. Në mesfushë do të jetë i riu Bove, ndërsa mungon Zaniolo për shkak të një gjendjeje gripale.

Një tjetër mundësi për futbollistin e Kombëtares Shqiptare, që luajti titullar edhe në ndeshjen e Kupës së Italisë, kundër Genoas, e fituar nga verdhekuqtë.

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Kumbulla; Celik, Cristante, Bove, Zaleëski; Dybala, Pellegrini; Abraham.

Trajner: Mourinho.

Fiorentina (4-2-3-1): Terracciano; Dodo, Milenkoviç, Igor, Biraghi; Amrabat, Duncan; Ikone, Bonaventure, Kouame; Joviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat