Ancelotti me rekord të pathyeshëm

Futboll

Ancelotti me rekord të pathyeshëm

Më: 15 janar 2023 Në ora: 16:24
Ilustrim

Sot në orën 20:00 do të luhet El Clasico mes Real Madrid dhe Barcelonës e vlefshme për Superkupën e Spanjës.

Siç dihet tashmë superpërballja zhvillohet në Riad të Arabisë Saudite ku Real Madrid stërvitjen e fundit e ka kryer me prezencën e Cristiano Ronaldo-s, i transferuar nga janari te skuadra e Al Nassr.

Reali dhe Barcelona vijnë në këtë finale të kualifikuar me penallti, ku ndryshe nga ‘blaugranët’ galaktikët kanë disa mungesa. Alaba dhe Tchoumeni e kanë humbur finale, ndërsa në pikëpyetje janë Camavinga dhe Militao.

Ancelotti nuk ka humbur asnjë finale me Real Madrid, e fundit në 2010 kur drejtonte Chelsea-n. Ai përballë ka Xavi-n, i cili kërkon trofeun e parë nën drejtimin e Barcelonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat