Edmond Dosti flet për Partizanin: Shikoni Strugën…

Futboll

Edmond Dosti flet për Partizanin: Shikoni Strugën…

Më: 14 janar 2023 Në ora: 12:00
Edmond Dosti

Partizani humbi ndaj Vllaznisë në shifrat 1-2. Çoba ishte lojtari që përmbysi ndeshjen në minutën e fundit. Mbi këtë përballje të humbur ka reaguar edhe figura e njohur e futbollit shqiptar, Edmond Dosti.

“Partizanit i mungon udhëheqësi, apo siç thuhet në shqip; Lideri. Nuk dilet kampion me lojtarë pa cilësi mbi ekipet e tjera, e pa pervojë. Në ekip ka katër pesë lojtarë të cilët janë të ardhur rishtazi, e asnjë prej tyre nuk bën ndryshimin me lojtarët e ekipeve të tjera.

Pa folur që, ka lojtarë që 10 metra larg portës, nuk dinë të gjuajë. Jemi në vend të parë, por nuk kemi ekip që të “vras.in”. Kemi 28 pikë në 16 ndeshje, ndërkohë që Struga kryesuese në Maqedoni ka 37 pikë në 17 ndeshje.

Kemi një trajnier që për të disajten herë bën gabime në ndërime. E rëndësishme është që pas ndeshjeve, i kupton gabimet”, shkruan Dosti..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat