Ka vdekur Jugosllavia artificiale në vitin 1991, Ceferin, përplasja fytyrës Beogradit!

Futboll

Ka vdekur Jugosllavia artificiale në vitin 1991, Ceferin, përplasja fytyrës Beogradit!

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2023 Në ora: 21:30
Aleksandar Ceferin

Zotëri Aleksandar Ceferin, mos bë politikë me Beogradin, por përplasja fytyrës Federatës së Futbollit të Serbisë, që njihet për politikë primitive.

Sepse Beogradi ende sheh ëndrra me sy çelur për të formuar një farë lige që i ngjan Jugosllavisë artificiale dhe që ka vdekur që në vitin 1991! 

Zotëri Ceferin kujtoje kohën kur ka vdekur Jugosllavia artificiale në vitin 1991, veçmas në Slloveninë tuaj, në fund të qershorit të vitit 1991, ka filluar lufta ndaj pushtuesit serb dhe sllovenët e deklasuan Serbinë. 

Presidenti i UEFA-s, Ceferin po e viziton Beogradin, ku ka komentuar disa tema aktuale të futbollit. Një nga çështjet ishte mundësia e formimit të një lige rajonale në territorin e ish-Jugosllavisë.

“Nuk e përjashtoj një mundësi të tillë, por gjithsesi është një biznes me rrezikshmëri të lartë”, - u përgjigj slloveni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat