Dybala: Jam kampion bote falë Mourinhos

Futboll

Dybala: Jam kampion bote falë Mourinhos

Më: 13 janar 2023 Në ora: 11:13
Dybala e Mourinho

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, mbrëmë ka qenë njeriu i ndeshjes në fitoren e Romës kundër Genoas.

Roma me golin e Dybalas mundi Genoan, duke kaluar në rundin tjetër të garave në Kupën e Italisë.

Asi argjentinas pas ndeshjes tha se është i lumtur me fitoren dhe golin e shënuar.

“Mendoj se ishte Mancini ai që rikuperoi një top të larguar mirë. Unë u ktheva pas mbrojtësve, u ktheva dhe pashë hapësirën, u afrova për të gjuajtur dhe më pas shënova. Jam i lumtur me golin dhe fitoren e arritur”, tha Dybala.

Dybala thotë se falë trajnerit Jose Mourinho është kampion botë.

“Është diçka e rëndësishme për atë që ai ka bërë në historinë e futbollit. Ai më donte këtu. Unë jam kampion bote edhe falë tij. Unë gjithmonë do të jap 200% për të dhe për të gjithë fansat”, ka theksuar Dybala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat