Shehi: Duhet të përforcohemi

Futboll

Shehi: Duhet të përforcohemi

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:55
Shehi

Abissnet Superiore do të rikthehet nesër në fushën e lojës me ndeshjet e javës së 16-të. Tirana do të luajë në transfertën e vështirë ndaj Laçit. Strategu i kampionëve të Shqipërisë vlerësoi rivalët, ndërkohë që evidentoi dhe mungesat e shumta që ka skuadra e tij.

“Fillojmë pjesën e dytë të kampionatit, na rikthehen lojtarët e dëmtuar. Në merkato afruam lojtarë si Lushkja që tashmë ju e dini. Ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Laçi është një kundërshtar që vitet e fundit është sipër në renditje dhe një skuadër që është prezent në Kupat e Europës. Kjo ndeshje vjen pas një pauze, ata vinë nga tre ndeshje të luajtura mirë përveç asaj kundër Kukësit. Duhet të përforcohemi sepse realisht kemi nevojë dhe jemi në një mendje me drejtuesit.

Ekipi ka lojtarë të mirë në dispozicion, Xhixha dhe Deliu janë ata që kanë qenë më afër me Laçin. Redoni është një djalë që bën mirë, është në qendër të kampionatit dhe golashënuesi i kampionatit. Natyrisht që do të ketë oferta përderisa merkatoja ka dinamikë të veçantë dhe gjithçka mund të ndodhë.”

Kemi vit do të ketë ngjeshje, do të futet Kupa e Republikës, por nuk di të jetë problem pasi mund t’i japim minuta dhe lojtarëve të tjerë. Do mundohemi t’i menaxhojmë mirë që të mos i lodhim dhe mos të pësojnë ndonjë dëmtim. Primare për ne është të mos bjerë rendimenti i ekipit sepse objektivat tona janë të larta”, deklaroi Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat