Nagelsmann: Jemi të detyruar që të blejmë një portier

Futboll

Nagelsmann: Jemi të detyruar që të blejmë një portier

Më: 12 janar 2023 Në ora: 15:54
Nagelsmann

Bayern Munich është i detyruar të nënshkruajë me një tjetër portier në merkaton e dimrit pas dëmtimi të portierit Manuel Neuer.

“Gardiani” i njohur pësoi një dëmtim të rëndë duke bërë ski dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Trajneri, Julian Nagelsmann ka komentuar situatën e klubi bavarez.

“Asnjë klubi nuk pëlqen të japë portierin e tij, ne jemi të detyruar të nënshkruajmë një portier të ri.

Situata në tregun e transferimeve është komplekse sepse klubet e tjera po kërkojnë gjithashtu pozicione të caktuara.

Kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh mënyrën se si po shkojnë gjërat”, deklaroi Nagelsmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat