Pioli: Është një zhgënjim i madh

Futboll

Pioli: Është një zhgënjim i madh

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:20
Pioli

Trajneri i AC Milanit, Stefeano Pioli, është shprehur tejet i zhgënjyer me humbjen nga Torino dhe eliminim nga Kupa e Italisë.

‘Rossonerët’ mbrëmë u mundën midis ‘San Siros’ (0-1) nga Torino duke i dhënë fund aventurës në Kupën e Italisë, gara kjo e dyta për nga rëndësia në futbollin italian.

“Ne luajtëm një ndeshje serioze, vendimtare dhe agresive kundër një skuadre të vështirë. Ndoshta jo me shumë cilësi, por serioze”, tha Pioli.

“Është një zhgënjim i madh, ne donim të kalonim, por nuk ia dolëm. Na vjen keq”, theksoi tekniku i kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat