Xavi: Është një trofe që nuk e kemi fituar ende

Futboll

Xavi: Është një trofe që nuk e kemi fituar ende

Më: 12 janar 2023 Në ora: 11:16
Xavi

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, nuk fshihet prapa gishtit. Ai më mirë asnjë tjetër e di se pas dështimit në Ligën e Kampioneve, vetëm titujt e ndihmojnë të ketë një rrugë të gjatë në “Camp Nou”.

Në sezonin e tij të dytë në krye të Barçës – i pari plotë – Ksavi e di se priten rezultate konkrete.

Ndaj e sheh Superkupën e Spanjës si një aperitiv dhe një mundësi për trofeun e tij të parë që kur mori drejtimin e Barçës në nëntor 2021. Barça do të përballet sonte në mbrëmje në Riad me Betisin në gjysmëfinale, me objektiv finalen e madhe të së dielës.

Ai është shprehur në konferencën për shtyp se suksesi në Superkupë do t’i jepte moral tjetër skuadrës për vijimësinë e sezonit.

SUPERKUPA – Është një trofe që nuk e kemi fituar ende. Vijmë në këtë kompeticion në formë të mirë.

Do të përpiqemi të tregojmë personalitetin tonë.

Edhe nëse e fitojmë këtë trofe nuk ndryshon shumë, por ky trofe përbën një shtysë për pjesën tjetër të sezonit, si trofe i parë që është”. tha Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat