Çinari drejt Shkëndijës

Futboll

Çinari drejt Shkëndijës

Më: 11 janar 2023 Në ora: 13:45
Çinari drejt Shkëndijës

Aventura e Erald Çinarit në Turqi me skuadrën e Samsunspor ka përfunduar.

Futbollisti shkodran ka prishur kontratën me klubin turk dhe ka preferuar të vijojë karrierën te Shkëndija e Tetovës, pavarësisht faktit se për 26-vjeçarin kishte interesim edhe nga dy skuadrat e Superligësm shqiptare, Vllaznia dhe Partizani.

Edhe pse skuadra nga kryeqendra shqiptare i kishte ofruar një pagë relativisht të mirë, sulmuesi i krahut të majtë preferoi Shkëndijën, pasi drejtuesit e klubit nga Tetova i kanë ofruar një pagë që shkon në 8 mijë euro në muaj.

Kujtojmë Shkëndija stinorin vjeshtorë në Ligën e Parë e mbylli në vendin e tretë me 9 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat