Shala rikthehet në Vushtrri

Futboll

Shala rikthehet në Vushtrri

Nga: K. G. Më: 10 janar 2023 Në ora: 18:15
Shala

Futbollisti me përvojë, Bashkim Shala, rikthehet në Vushtrri. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të klubit. 

“Baki rikthehet në Vushtrri!

FC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje njëvjeçare me Bashkim Shala.

Një ndër mesfushorët më të dëshmuar dhe me përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, do të jetë pjesë e jona dhe do të rrugëtojmë sëbashku drejt objektivave të klubit”, njofton FC Vushtrria.

Vushtrriasit renditen në vend të tretë me 26 pikë, pesë me pak se lideri i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, Fushë Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat