Si del e keqja e penalltive të finales së Botërorit

Futboll

Si del e keqja e penalltive të finales së Botërorit

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:50
Si del e keqja e penalltive të finales së Botërorit

Hugo Lloris i ka dhënë lamtumirën kombëtares së Francës. Lajmin e bëri të ditur portieri, rekordmen për paraqitjet me “Les Bleus”. Dhjetra mesazhe për të, para së gjithash nga shokët e skuadrës, që vërtet ndanë një mijë e një beteja së bashku.

Lloris fitoi Kupën e Botës në vitin 2018 dhe ishte protagonist në atë të Katarit, ku iu afrua trofeut. Një simbol i vërtetë i kombëtares transalpine, me të cilën luajti katër Kupa Bote. Në konferencën në të cilën ai përshëndeti kombëtaren foli edhe për Benzema dhe Emiliano Martinez.

Si kapiten ai nuk u fsheh kur flitej për Benzema: “Të gjithë ishim të befasuar. Ajo që ne lojtarët përjetuam me largimin e tij ishte kjo: stërviteni në mbrëmje, ai lëndohet, shkoni në shtrat dhe të nesërmen kur ngrihesh të thonë që Karim ka ikur. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. U paraqit si problem mjekësor dhe ne lojtarët e zbuluam në mëngjes. Ka shumë gjëra që janë thënë, të cilat janë të rreme ose qesharake”.

Më pas, portieri i Tottenham lançoi trashëgimtarin e tij, i cili është Mike Maignan: “Kombëtarja është gati të vazhdojë pa mua. Franca ka edhe një portier tjetër, që është gati. Personalisht dua të kem pak kohë për veten, familjen, fëmijët e mi. Duke qenë portier i kombëtares franceze për 14 sezone e gjysmë është krenari, por gjithashtu rraskapitëse mendërisht”.

Në fund të konferencës për shtyp, Lloris “hoqi disa guralecë nga këpucët”, kur fliste për penalltitë. Pa përmendur emrin e tij, i dërgoi një mesazh shumë të saktë portierit argjentinas Emiliano Martinez, i cili nuk ishte korrekt gjatë penalltive në finalen Argjentinë-Francë; nuk u tregua sportivisht korrekt menjëherë pas ndeshjes dramatike të 18 dhjetorit, gjithashtu në ditët në vijim:

“Nuk kam pasur shumë sukses me penalltitë në karrierën time. Ka portierë që janë më të suksesshëm se të tjerët. Në realitet, ka disa gjëra që nuk di t’i bëj: të luaj rreth portës, të destabilizoj kundërshtarin. Unë jam racional, shumë i sinqertë për ta bërë këtë në fushë. Nuk di të fitoj kështu, edhe pse as nuk doja të humbisja ashtu”.

Më pas ai shtoi: “Martinez ishte vendimtar për fitoren e Argjentinës. E keni parë gjatë festimeve, nuk kam nevojë të them asgjë tjetër. Gjatë penalltive në finale, ai bëri gjithçka për të na destabilizuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat