Martinez: Do të flas me Ronaldon

Futboll

Martinez: Do të flas me Ronaldon

Më: 10 janar 2023 Në ora: 12:18
Martinez: Do të flas me Ronaldon

Trajneri i ri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka bërë të ditur se do të flasë me Cristiano Ronaldon për të ardhmen e tij me kombëtaren pas paqartësive që lindën pas Botërorit në Katar, duke premtuar se do t`i jepet "një rast dhe respekt".

Ronaldo u la në mënyrë të diskutueshme në bankinë nga trajneri i mëparshëm Fernando Santos për dy ndeshjet me eliminim direkt në Kupën e Botës, dhe tani Martinez, ish-trajneri i Belgjikës, do të duhet të zgjidhë rrëmujën në skuadër.

“Vendimet merren në terren, jo në zyrë. Shpresoj të jem në gjendje të kontaktoj të gjithë lojtarët. Cristiano Ronaldo është padyshim në këtë listë. Ai ka 19 vite në kombëtare dhe shpresoj të ulem me të dhe të krijoj ekipin më të mirë të mundshëm. Sot është ditë kënaqësie, pasi u prezantova si trajner, nga nesër fillon puna.

Do të fillojmë një proces futbolli për të zbuluar se cilët janë të gjithë lojtarët që mund të jenë në kombëtare. Të gjithë do të kenë një rast dhe ata që janë tashmë në ekip do të kenë respekt”, ka theksuar Martinez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat