Muller: Për sa kohë do të jem futbollist profesionist…

Futboll

Muller: Për sa kohë do të jem futbollist profesionist…

Më: 10 janar 2023 Në ora: 11:33
Muller: Për sa kohë do të jem futbollist profesionist…

Thomas Muller, në një konferencë për shtypim gjatë grumbullimit të ekipit të Bayernit në Doha foli për shumë tema. Natyrisht, disa gazetarë shfrytëzuan rastin për ta pyetur për të ardhmen e tij me ekipin kombëtar, pas dyshimeve të lindura nga deklaratat e Müllerit pas eliminimit të Gjermanisë në “Katar 2022”, dukë lënë të kuptohej se e kishte mbyllur me përfaqësuesen.

“Isha emocional pas ndeshjes, ishte një moment i trishtuar.

Mendova për këtë dhe shkëmbeva ide me Hansi Flick”, tha Müller. “Për sa kohë që jam futbollist profesionist, do të jem gjithmonë në dispozicion për kombëtaren. Ne kemi një ekip të madh dhe synime të mëdha. Qëllimi im është të jem në fushë dhe ta shijoj atë.”

Müller është i përgatitur të luajë çdo rol që trajneri Hansi Flick i kërkon.

“Trajneri duhet të vendosë kur, nëse dhe si. Qëllimi është të jemi sërish të suksesshëm. Hansi ka shumë opsione në sulm. Jam shumë i qetë, por do të jem absolutisht aty kur trajneri të ketë nevojë për mua”, tha Muller.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat