Madueke në radarin e Chelseat

Futboll

Madueke në radarin e Chelseat

Më: 10 janar 2023 Në ora: 00:22
Madueke

Chelsea janë lidhur me disa transfere gjatë janarit dhe njëri prej tyre është talenti i PSV Eindhoven Noni Madueke, pasi që Blute duket se do të rrisin opsionet sulmuese gjatë këtij afatit të janarit 

Blutë raportohet se kanë arritur sonte një marrëveshje me Atleticon Madridin të hënën për ta huazuar Joao Felixin, por The Times raporton së përforcimet në sulm nuk do të ndalen këtu. Chelsea besohet që janë duke e marrë në konsideratë për të nënshkruar me Madueke këtë dimër pasi që skuadra e Graham Potter ka mbetur shumë pas në ligë, në vendin e 10 ku ka shënuar vetëm 20 gola nga 17 ndeshjet e fundit. 

Madueke ka lindur në Angli dhe ka kaluar katër vite në akademinë e Tottenham para se të luajë në Holandë nga vitit 2018. 20 vjeçari ka shënuar 19 gola dhe ka 14 asiste në 78 paraqitje për skuadrën seniore e PSV-së të cilëve ju bashkua atyre nga sistemi i të rinjve në marsin e vitit 2020, edhe pse ishte jashtë fushave nga korriku deri në tetor 2022 për shkak të një lëndimi që bëri që ai të këtë vetëm shtatë paraqitje deri në sezonin 2022/23. 

Nëse arrihet një marrëveshje për Madueke, anglezi mund t’i bashkohet Benoit Badiashile, Andrey Santos dhe David Datro Fofana që janë transferuar gjatë janarit me Blutë, pasi që klubi vazhdon të jetë aktiv gjatë këtij afati. Një dallim këtë herë është se kryetari Todd Boehly ka një rol më të reduktuar, pasi që ai ka dhënë dorëheqje si drejtor i përkohshëm sportiv dhe këtë detyrë për strategji të transfereve në Chelsea ia ka dorëzuar dy të rinjve Christopher Vivell dhe Paul Winstanley.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të materializojë një ofertë për sulmuesin 20 vjeçar dhe nëse klubi dhe futbollisti do të jenë dakord me atë marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat