Hazard do të qëndrojë në Real Madrid

Futboll

Hazard do të qëndrojë në Real Madrid

Më: 9 janar 2023 Në ora: 19:11
Eden Hazard

Pavarësisht së është folur për një largim të mundshëm gjatë dimrit të sulmuesit belg, kjo nuk pritet. 

Së paku sipas asaj që shkruan mediumi prestigjioz, The Atheltic –  Eden Hazard do të vazhdojë qëndrimin e tij në Real Madrid, pavarësisht thashethemeve që e lidshin atë me një largim nga skuadra. 

Sulmuesi bel ishte në listën e pesë futbollistëve që duhet të largohen nga Madridi, por ai do të vazhdojë qëndrimin në skuadër për arsye personale. 

Kontrata e Hazardit skadon më 2024 por ish futbollisti i Chelsea ka dështuar që t’i përsërit paraqitjet e tij të mira në klubin madrilen, kështu që Los Blancos nuk dëshiron që ta këtë atë më në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat