Tentojnë t’i grabisin vilën

Futboll

Tentojnë t’i grabisin vilën

Më: 8 janar 2023 Në ora: 14:12
Gattusos

Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve gjatë kohës që këta të fundit ndodhen në fushën e blertë duke luajtur, janë kthyer në një shqetësim të madh. Në këtë situatë është përfshirë edhe vila e Gennaro Gattusos.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes teksa po luhej sfida Valencia-Cadiz (0-1). Mundo Deportivo dhe Las Provincias raportojnë se një bandë hajdutësh tentuan të hynin në shtëpinë e ish-mesfushorit italian.

Brenda vilës në një provincë rreth 4 km larg qendrës së qytetit të Valencias, ishte familja e Gattusos. Për fat të mirë, keqbërësit nuk ia arritën qëllimit si pasojë e sistemeve të larta të sigurisë, funksionimit të tyre dhe qenve të pranishëm.

Gattuso ka bërë denoncimin në policinë spanjolle, që po punon për të identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat