Arbitri vjedh fitoren e Interit

Futboll

Arbitri vjedh fitoren e Interit

Më: 8 janar 2023 Në ora: 12:33
Arbitri vjedh fitoren e Interit

Një gabim trashanik ka bërë kryesori i ndeshjes te Monza-Inter.

Teksa zikaltërit po kryesonin me shifrat 1-2, në minutën e 81 ishte Acerbi që shënoi golin e tretë pas një krosimi të Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit.

Megjithatë arbitri e anuloi për një faull të supozuar në favor të Monzës.

Përsëritja e pamjeve e tregon qartë se lojtarët e Monzës janë penguar me njëri-tjetrin dhe Gagliardini nuk ka ndërhyrë ndaj Pablo Mari.

Por VAR nuk ka ndërhyrë sipas protokollit pasi gjyqtari i ra bilbilit para se topi të hynte në rrjetë. Në fund Monza arriti të barazonte dhe Interi mund të ndihet i vjedhur..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat