Ky është vendi ku Ronaldo me familje po banon në Arabinë Saudite

Futboll

Ky është vendi ku Ronaldo me familje po banon në Arabinë Saudite

Më: 8 janar 2023 Në ora: 11:56
Ky është vendi ku Ronaldo me familje po banon në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë duke u pritur në mënyrë mbretërore nëArabinë Saudite.

Sulmuesi portugez, transferimi i të cilit në Arabinë Saudite javën e kaluar e ka bërë atë një super-milioner, po jeton në një nga hotelet më luksoze në Arabinë Saudite.

Ish-ylli i Manchester United, i cili ka nënshkruar për klubin e Al-Nassr në Ligën Saudite Pro me një paketë me vlerë 500 milionë euro për dy vite e gjysmë, po qëndron në Kingdom Tower, një nga ndërtesat më të larta në vend.

Ai është vendosur në një nga suitat më të mira që Riadi mund të ofrojë në një nga 17 dhomat e zëna nga familja e tij, miqtë dhe sigurimi.

‘Suite Presidenciale’ më e vogël mund të rezervohet në internet dhe kostoja për një natë është 3300 funta në natë.

Vlerësohet se fatura e hotelit për Ronaldon dhe shoqëruesit e tij do të kalojë 250,000 paund kur ai të dalë dhe të ketë gjetur një shtëpi të përhershme për partneren e tij Georgina Rodríguez dhe pesë fëmijët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat