Sot zhvillohen dy super derbi, Atletico Madrid – Barcelona dhe Milan – Roma

Futboll

Sot zhvillohen dy super derbi, Atletico Madrid – Barcelona dhe Milan – Roma

Më: 8 janar 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Sot zhvillohen ndeshje në dy ligat evropiane, La Liga dhe Serie A.

Kryendeshja në ligën spanjollë është ajo në mes Atletico Madrid – Barcelona.

Ky takim është tejet i rëndësishëm për të dy skuadrat.

‘Rojiblancos’ do kërkojnë pikët e plota për të ‘luftuar’ për vendin e tretë në tabelë.

Teksa, Barcelona shkon për fitore në Madrid, pasi rivali i tyre më i madh Reali mbrëmë pësoi humbje.

Një fitore sot do ta shkëpuste ‘Blaugrana’ në vendin e parë më diferencë prej tri pikësh nga Real Madridi.

Kjo përballje fillon nga ora 21:00 dhe pritet të jetë tejet interesante.

Edhe në Serie A do ketë ndeshje.

Milani mirëpret në ‘San Siro’ Romën, më fillim nga ora 20:45.

Ndërsa, Napoli udhëton në Sampdoria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat