Juve po përgatit mega-transferimin verën e ardhshme

Futboll

Juve po përgatit mega-transferimin verën e ardhshme

Më: 7 janar 2023 Në ora: 18:47
Banzema

Klubi italian, Juventus po përgatitet për transferimin e bujshëm të asit të Real Madridit, Karim Benzeman verën e ardhshme, raporton ‘Calciomercatoweb’.

Sulmuesi francez në fund të këtij sezoni mbyll kontratën me ‘Los Blancos’, dhe Juve synon të firmos me Benzeman si lojtar i lirë.

Por, siç raportohet, transferimi i francezit në Torino do të jetë i mundshëm vetëm nëse Juventusi është në gjendje të sigurojë ish-menaxherin e Real Madridit, Zinedine Zidane si trajnerin e tyre.

Benzema mezi pret të luajë nën urdhëratë e strategut francezi më të cilin ka punuar tek Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat