Marseille pranë goditjes së madhe

Futboll

Marseille pranë goditjes së madhe

Më: 7 janar 2023 Në ora: 17:50
Marseille pranë goditjes së madhe

Pas shumë ndryshimeve në skuadër dhe pas disa largimeve, Marseille po lëviz në merkato dhe këtë herë bëhet fjalë për një goditje të bujshme.

Marsejezët janë shumë pranë mesfushorit Ruslan Malinovsky, i cili aktivizohet te Atalanta në kampionatin italian.

29-vjeçari ka hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me bergamaskët, ndërsa rinovimi duket shumë larg, më saktë një mision i pamundur.

Për këtë arsye, Atalanta është e hapur për ofertat në këtë periudhë dhe Marseille kërkon të përfitojë dhe mbi të gjitha të mposhtë konkurrencën e disa ekipeve që kanë shfaqur interes për ukrainasin.

Mediet franceze kanë bërë me dije këtë fundjavë se palët janë shumë pranë marrëveshjes përfundimtare dhe mesfushori do të zbarkojë në Marseille për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re, që për të do të jetë një aventurë interesante, pasi nuk ka luajtur asnjëherë në Francë.

Malinovsky luan në Seria A nga edicioni 2019-2020 dhe deri më tani numëron 143 ndeshje dhe 30 gola me italianët në të gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat