Spalletti flet për humbjen ndaj Interit: Jemi të inatosur

Futboll

Spalletti flet për humbjen ndaj Interit: Jemi të inatosur

Më: 7 janar 2023 Në ora: 13:21
Spalletti

Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sampdorias, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, foli për atë që skuadra e tij mësoi pas humbjes së të mërkurës ndaj Interit.

“Mësuam se mund të kishim ende 8 pikë avantazh dhe në vend të kësaj kemi 5.

Mësuam se një humbje mund të jetë në rregull sepse kampionati ynë është pozitiv dhe ne bëmë mirë.

Ne nuk bëmë atë do të donim të bënim dhe nuk duam të kënaqemi me atë që është renditja dhe cila është përparësia jonë ndaj skuadrave të tjera, dua të shkoj dhe të luaj ndeshje të mira, madje edhe ato të vështirat kundër skuadrave të ngritura me kujdes për të fituar Scudetton, me të njëjtën dëshirë dhe vendosmëri për të arritur rezultate të plota. Ne nuk e bëmë këtë në Milano”, u shpreh Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat