Cërvena Zvezdës prapë drejtohet për Kosovë dhe përmes paramilitarëve dërgon...

Futboll

Cërvena Zvezdës prapë drejtohet për Kosovë dhe përmes paramilitarëve dërgon...

Nga: Kemajl Goca Më: 7 janar 2023 Në ora: 12:30
Kur Xhajiqi e Terziqi nderuan me fanellë numër një kriminelin e luftës.

Kush është “Delije” famëkeqe? “Delije” janë tifozë të klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit!

“Delije” në fillim të vitet të 90-ta, morën pjesë në formacione paramilitare duke kryer gjenocid ndaj popullatës kroate, boshnjake dhe shqiptare.

“Delije” mbështeten fuqishëm nga Cërvena Zvezda. Klub që njihet për nacionalizëm dhe kundër shqiptarëve.

Çfarë rrene ka lëshuar mbrëmë Cërvena Zvezda, me demek përmes “Delijes” alias paramilitarëve, po ndihmojnë popullin serb në Kosovë, se janë në situatë të vështirë. 

Kushedi se çfarë fshihet pas këtij veprimi të Zvezdës.

Në fillim të qershorit të vitit 2020, drejtuesit e klubit të futbollit Cërvena Zvezda në krye me Dragan Xhajiqin dhe Zvezdan Terziqin, nderuan me fanellën me numër 1 kriminelin e luftës Kapetan Draganin.

Komentatori serb Millojko Pantiqi i quajti turp i turpit Xhajiqin, Terziqin dhe Zvezdën, nderuan një kriminel të luftës.

Disa media në Serbi sot japin lajmin, se Zvezda po dërgon ndihma në Kosovë. 

“Cërvena Zvezda ka vendosur t’i dhurojë 20 mijë euro si ndihmë për qytetarët e Kosovës që janë në një situatë shumë të vështirë. Mjetet do t'i dhurohen ‘Fondacionit Delia’, i cili prej vitesh funksionon me sukses dhe i ndihmon serbët në Kosovë për të kapërcyer situatën e vështirë në të cilën jetojnë.

Cërvena zvezda po bën gjithçka për t'i ndihmuar serbët në Kosovë të qëndrojnë dhe të mbijetojnë, dhe në të njëjtën kohë falënderojmë Delias që vazhdimisht ndihmojnë popullin tonë përmes fondacionit të tyre, për gjithçka që kanë bërë. 

Kjo është edhe arsyeja pse nuk u mbajt ‘Mbrëmja Kuq e Bardhë’, sepse vlerësimi i klubit është se paratë e parapara është më mirë të drejtohen për të ndihmuar popullin serb në Kosovë, i cili tani po kalon kohë jashtëzakonisht të vështira”, shkarravisin disa media në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat