Presidenti i klubit brazilian zbulon ofertën për Ronaldon

Futboll

Presidenti i klubit brazilian zbulon ofertën për Ronaldon

Më: 6 janar 2023 Në ora: 21:27
Presidenti i klubit brazilian zbulon ofertën për Ronaldon

Gjatë prezantimit si përforcim i Al Nasr, të martën e kaluar, Cristiano Ronaldo zbuloi se kishte  pasur oferta nga disa klube, përfshirë një nga Brazili.

“Ishte oferta e Corinthiansit”, deklaroi presidenti i klubit, Duílio Monteiro Alves, në një intervistë për TV Bandeirantes, duke shpjeguar:

“Kemi bërë një propozim shumë kohë më parë, që kur filloi rrëmuja me të në Mançester.

Kam folur me menaxherin e Ronaldos, Jorge Mendes, disa herë dhe më pas me dikë tjetër. Propozimin e bëra, madje shpresoja të mos e pranonte (qesh). Një lojtar i asaj madhështie i nxjerr paratë vetë.”

Më pas, drejtuesi lartë i klubit brazilian dha më shumë detaje:

“Ne bëmë një propozim për një pagë të barabartë me atë që kishte te Manchester United, e cila ishte e zbatueshme brenda pozicionit të sponsorëve. Por propozimi që erdhi nga Al-Nassr ishte 20 herë më i lartë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat