Partizani gjen sulmues në Holandë

Futboll

Partizani gjen sulmues në Holandë

Më: 6 janar 2023 Në ora: 19:41
Partizani gjen sulmues në Holandë

Partizani fillon të mendojë për një largim të mundshëm të Xhuliano Skukës gjatë merkatos së janarit.

Të kuqtë kanë filluar që të shohin rreth e rrotull dhe me sa duket kanë gjetur një futbollist të perspektivës që ta afrojnë gjatë kësaj periudhe për të shtuar alternativat në repartin e avancuar.

Edhe pse pritet zyrtarizimi nga klubi kryeqytetas, në mediat italiane raportohet se të kuqtë kanë gjetur akordin me futbollistin e datëlindjes 2002, Fabian Shahaj. Djaloshi i cili ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, ka nënshkruar pak kohë më parë një kontratë profesionisti me ADO Den Hag në Holandë.

Por ai tashmë kërkon një klub ku të luajë rregullisht dhe Partizani mund t’i ofrojë këtë mundësi. Raportohet se të kuqtë kanë siguruar huazimin e tij deri në fund të këtij sezoni, duke menduar edhe për një largim të mundshëm të Skukës i cili ndiqet me interes nga klubet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat