Man Utd synon ta marrë hua Joao Felixin

Futboll

Man Utd synon ta marrë hua Joao Felixin

Më: 6 janar 2023 Në ora: 13:19
Man Utd synon ta marrë hua Joao Felixin

Manchester United është duke u munduar me të gjitha forcat që ta transferojë Joao Felixin gjatë këtij muaji.

Mediumi “Relevo” raporton se “Djajtë e Kuq” po planifikojnë ta huazojnë lojtarin portugez deri në fund të sezonit.

Në këtë mënyrë, gjiganti britanik është i gatshëm t’ia japë Atletico Madridit 4 milionë euro dhe që ta paguajë rrogën e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit.

Sidoqoftë, “Los Colchoneros” i kërkojnë tri herë më shumë se kjo ofertë, ndërsa nuk e përjashtojnë mundësinë që Felix të mbetet në klub.

Përfaqësuesi portugez nuk e ka treguar veten sa duhet në “Wanda Metropolitano” edhe pse Atletico i ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Lojtari është i interesuar të lëvizë nga Madridi dhe më i mundshëm është transferimi i tij në Premierligë, aty ku kualiteti është i lartë dhe kushtet e klubeve janë më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat