Të fiksuar pas emrit të Lionel Messit

Futboll

Të fiksuar pas emrit të Lionel Messit

Më: 6 janar 2023 Në ora: 12:42
Të fiksuar pas emrit të Lionel Messit

Lionel Messi ia doli më në fund të fitonte Kupën e Botës, i vetmi trofe që i mungonte. “Pleshti” zhvilloi një Botëror fantastik dhe bashkë me shokët e skuadrës rikthyer trofeun e madh në Buenos Aires pas 36 vitesh.

Në Argjentinë kanë festuar gjatë suksesin e paharrueshëm në Katar 2022, ndërkohë që shumë njerëz u kanë vendosur emrin e tij fëmijëve të tyre.

Marca raporton se regjistri civil i provincës Santa Fe regjistroi një në 70 fëmijë të lindur në dhjetor 2022 me emrat Lionel ose Lionela, kushtuar pikërisht kapitenit, një rritje prej 700% te bebet me këtë emër gjatë muajit dhjetor.

Drejtori i Gjendjes Civile të Santa Fe, Mariano Galvez u shpreh për Santa Fe LT9 se javët e fundit ka pasur fëmijë të regjistruar me emra të tjerë të lojtarëve të Kombëtares, si Julian ose Emiliano, por më i kërkuari mbetet ai i Messit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat