Dzeko e lë të hapur

Futboll

Dzeko e lë të hapur

Më: 5 janar 2023 Në ora: 20:18
Dzeko e lë të hapur

Goli i mbrëmjes së djeshme ndaj Napolit sigurisht që nuk ishte i nevojshëm për të bindur Interin për t’i rinovuar kontratën sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.

Drejtuesit zikaltër, pas një pjese të parë të shkëlqyer të sezonit të  kanë vendosur t’i propozojnë rinovimin e kontratës 36-vjeçari, me marrëveshjen aktuale që skadon në fund të këtij sezoni.

Dzeko e ka lënë të hapur mundësinë për të qëndruar të paktën edhe një vit te zikaltrit, por negociatat ende nuk janë realizuar.

Sipas “Sky Sport”, Ausilio dhe Marotta do ta shqyrtojnë çështjen javët e ardhshme, pasi të zgjidhet negociata e vështirë për zgjatjen bashkëpunimit e Milan Skriniarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat