Suarez pritet si hero nga 30 mijë tifozë

Futboll

Suarez pritet si hero nga 30 mijë tifozë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 13:38
Suarez pritet si hero nga 30 mijë tifozë

Më shumë se 30 mijë tifozë të Gremios e kanë pritur si hero Luis Suarezin në Porto Alegre.

35 vjeçari nënshkroi kontratë dyvjeçare dhe në klubin brazilian shkoi si lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me ekipin uruguaian, Nacional.

Fituesi i trefishtë i Copa Libertadores, Gremio do të rikthehet në ligën elitare braziliane pas rënies shokuese në vitin 2021.

Do të jetë klubi i tetë në karrierë për Suarezin, i cili ka luajtur në Evropë në klubet si Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Suarez u pa me lot në sy pas shfaqjes së një videoje të familjes së tij në një ekran të madh gjatë prezantimit të tij.

“Në ditët e fundit kam pranuar dashuri të jashtëzakonshme.

Jam mjaft falënderues dhe premtoj se do të luaj, do të shënoj dhe do të fitoj tituj me Gremion. Do të mundohemi bashkërisht ta rikthejmë këtë klub aty ku e meriton të jetë”, iu tha Suarez tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat