Spalletti: Humbja e parë? Do ta menaxhojmë mirë

Futboll

Spalletti: Humbja e parë? Do ta menaxhojmë mirë

Më: 5 janar 2023 Në ora: 12:18
Spalletti: Humbja e parë? Do ta menaxhojmë mirë

Luciano Spalletti është i hidhëruar pas humbjes me Interin në San Siro, i cili i solli Napolit humbjen e parë në kampionat.

Për mikrofonat e “DAZN”, Spalletti ka komentuar ndeshjen dhe ka vënë në pah se çfarë i mungonte Napolit.

“Nuk ishim në gjendje ta lëvziznim topin me cilësi, ishim paksa të ngadaltë dhe kështu bëhet më e vështirë sepse Interi kur mbrohet bëhet me 5 mbrojtës. Mund të kishim bërë më shumë për sa i përket cilësisë dhe hapësirave sulmuese. Disa lojtarë ishin nën nivlein e tyre të përhershëm. Si do ta trajtojmë humbjen?

E po, ndoshta do të stërvitemi më mirë, pork jo do të varet më së shumti nga unë. Niveli në këtë ndeshje ishte më i ulët se mundësitë tona, ne duhet të gjejmë formën tonë më të mirë, pastaj do të shohim se çfarë mund të prodhojmë.

Interi bëri atë që bën gjithmonë shumë mirë, sulmojnë të gjithë bashke dhe mbrohen të gjithë bashkë. Ka lojtarë të palodhur dhe shumë të fortë fizikisht. Ne u përpoqëm të luanim më vertikalisht, por Acerbi është një mbrojtës i vështirë, ai është i zoti në mbajtjen e pozicionit të tij dhe është shumë i fortë fizikisht”, ka përfunduar Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat