Edin Dzeko shënon gol të bukur me kokë, Interi njofton me humbje Napolin

Futboll

Edin Dzeko shënon gol të bukur me kokë, Interi njofton me humbje Napolin

Nga: K. Goca Më: 4 janar 2023 Në ora: 22:39
Edin Dzeko

Interi ka arkëtuar tre pikë të mëdha duke i shkaktuar humbjen e parë Napolit në Serie A.

Zikaltrit kanë shënuar fitore të madhe ndaj liderit Napolit, me rezultat 1:0, në kuadër të javës së 16-të. 

Ndeshje me rivalitet të madh e me vetëm një gol të shënuar. 

Në minutën e 56-të, Dimarco harkoi për bukuri ndërsa boshnjaku Edin Dzeko nga afërsia me kokë ka shënuar gol të bukur, 1:0.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës. Amir Rrahmani, pas një kohe rikthehet, pasi që ka qenë i lënduar por me Napolin të pafat që të kthehen me pikë nga "San Siro". 

Napoli kryeson me 41 pikë, duke lënë pas Milanin me 36, Juventusin 34, Interin 33 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat