Jashari: Festimi me fanellën time? Xhaka mbajti premtimin!

Futboll

Jashari: Festimi me fanellën time? Xhaka mbajti premtimin!

Më: 4 janar 2023 Në ora: 17:40
Ardon Jashari dhe Granit Xhaka

Ardon Jashari është në rrugën e mirë të bëhët një nga liderët e kombëtares të Zvicrës.

Shqiptari i Kosovës gjatë një prononcimi për zvicerianen “Blick” mes të tjerash shpjegoi edhe festimin që bëri së bashku me Xhakën pas fitores të Zvicrës përballë Serbisë në Katar 2022.

Xhaka është idhulli im dhe ia kam thënë që në grumbullimin e parë me ekipin kombëtar. Mënyra si festuam bashkë nuk kishte lidhje me politikën. Graniti më premtoi në fillim të Kupës së Botës se do të vishte fanellën time nëse do ta kalonim grupin. Kështu ndodhi në ndeshjen e fundit kundër Serbisë”, zbuloi 20-vjeçari.

Sa i përket së ardhmes mendohet se Jashari do të qëndrojë edhe për pak kohë në kampionatin helvet. Duke parë formën e mirë me ekipin e Luzrn të shumta janë klubet që janë vendosur në gjurmët e tij.

Nuk mund të them shumë për të ardhmen pasi merren menaxherët me këtë aspekt, por dua të them se për momentin jam i fokusuar vetëm në kampionat dhe dua që t’i qëndroj larg dëmtimeve”, tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat