Shakhtar refuzon ofertën e dytë të Arsenalit

Futboll

Shakhtar refuzon ofertën e dytë të Arsenalit

Më: 4 janar 2023 Në ora: 15:54
Shakhtar refuzon ofertën e dytë të Arsenalit

Arsenal po bën gjithçka që është e mundur për të transferuar në Emirates Stadium, Mykhaylo Mudryk. Talenti ukrainas është një dëshirë e madhe e “Topçinjve”, aq sa drejtuesit londinezë ofruan së fundmi 62 milionë paund.

Shifër e cila u refuzua nga klubi ukrainas që pretendon të paktën 100 milionë paund për anësorin 22-vjeçar.

Në fakt, pretendimi i Shakhtar lidhet më atë që ka ofruar merkato më parë, pasi drejtuesit theksojnë se Mudryk vlen po aq sa Jack Grealish apo Anthony.

Dhe, nuk kanë ndërmend të bëjnë as një lëshim teksa shfrytëzojnë faktin se në garë për sulmuesin anësor është edhe Chelsea.

Pas refuzimit të ofertës së Arsenal, “Blutë e Londrës” pritet të paraqesin alternativën e tyre për të firmosur me Mudryk teksa në këtë merkato janari pritet të ndërhyjnë masivisht në merkato duke qenë edhe shumë pranë Enzo Fernandez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat