Erdhi me bujë, aventura te Kukësi mbyllet

Futboll

Erdhi me bujë, aventura te Kukësi mbyllet

Më: 4 janar 2023 Në ora: 12:34
Erdhi me bujë, aventura te Kukësi mbyllet

Edwin Gyasi është lojtari i radhës që largohet nga Kukësi. Sulmuesi i lindur në Amsterdam, u bë pjesë e skuadrës së Superiores në verë pasi mbylli aventurën në Izrael me Beitar Jerusalem.

31-vjeçari, i cili numëron pesë ndeshje dhe një gol me kombëtaren e Ganës, zhvilloi në total 11 ndeshje me Kukësin, eksperiencë të cilën e mbylli me vetëm një gol të shënuar në Kupën e Shqipërisë.

“Kukësi njofton se futbollisti Edwin Gyasi nuk është më pjesë e ekipit tonë.

Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit e falënderon Gyasin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij. Faleminderit Gyasi”, shkruan klubi verilindor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat