Martinez para sfidës me Napolin

Futboll

Martinez para sfidës me Napolin

Më: 4 janar 2023 Në ora: 11:58
Martinez para sfidës me Napolin

Sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez, thotë se është gati për sfidat e radhës.

‘Nerazurët’ rikthehen sonte në aksion në Serie A, ku do të ndeshen me liderin e tabelës, Napolin.

Martinez duke folur për mediat italiane, tha se është i përgatitur jo vetëm për duelin me ‘napolitanët’, por edhe për ndeshjet tjera të ardhshme.

“Pas 10 ditësh pushim ndihem mirë. Nëse më zgjedh trajneri, jam gati të luaj. Qëllimi im është që këtë ndeshje direkte dhe ndeshjet e mëpasshme ta përgatis në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Martinez.

Interi aktualisht është në vendin e pestë me 30 pikë të tubuara, 11 me pak se kryesuesi i tabelës, Napol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat